Ndërlidhjet

Rusi: Prokurorët kërkojnë dënim me burg për ish-ministrin


Aleksei Ulyukayev sot në një gjykatë në Moskë
Aleksei Ulyukayev sot në një gjykatë në Moskë

Prokurorët në procesin gjyqësor të profilit të lartë të zhvatjes në Moskë të Rusisë, po kërkojnë dënim me 10 vjet burg për ish-ministrin e ekonomisë, Aleksei Ulyukayev.

“Kërkojë që ta shpallni fajtor Aleksei Ulyukayevin”, tha prokurori, Boris Neporozhny, sot në gjykatë, duke kërkuar dënim me 10 vjet burg dhe gjobitje me të holla në vlerë prej 8.5 milionë dollarë amerikanë.

Ulyukayev ka thënë se nuk është fajtor dhe rastin kundër tij e ka vlerësuar si provokim.

Prokuroria ka thënë se është dëshmuar se ish-ministri ka kryer zhvatje dhe i ka pranuar 2 milionë dollarë në para të gatshme nga Igor Sechin, që ishte shef ekzekutiv i kompansië shtetërore të naftës, Rosnef.

XS
SM
MD
LG