Ndërlidhjet

Rusia përballë vendimit për pjesëmarrje ose jo në Olimpiadën Dimërore


Ilustrim

Rusia do të mësojë sot nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’i ndalojë të gjithë ose shumicën e atletëve të saj nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore në muajin shkurt, për shkak të akuzave për doping të sponsorizuar nga shteti.

Komiteti, në të kaluarën, nuk ka vënë ndalesa totale për doping, por ka miratuar vendime për atletë individualë.

Me përjashtim të një atleti, Rusia është ndaluar nga peshëngritja në Olimpiadën Verore në Rio De Zhaneiro në vitin 2016, por është lejuar të garojë me skuadra në sporte të tjera.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është duke shqyrtuar një qëndrim më të fuqishëm për Olimpiadën Dimërore, marrë parasysh se akuzat më serioze kundër Rusisë lidhen me Lojërat Dimërore 2014, që janë zhvilluar në qytetin rus Soçi.

Një raport i vitit 2016 nga Agjencia Botërore Anti-Doping ka gjetur prova për doping të sponosorizuar nga shteti në shumë sporte olimpike në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë mohuar çdo përfshirje të shtetit në rastet e dopingut.

Olimpiada Dimërore do të zhvillohet në Korenë e Jugut nga 9 shkurti deri më 25 shkurt, 2018.

XS
SM
MD
LG