Ndërlidhjet

Vriten rreth 80 pjesëtarë të Al Kaidës në Afganistan


Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se kanë vrarë dhjetëra anëtarë të Al Kaidës në lindje dhe jug të Afganistanit, përfshirë udhëheqësin e lartë, Omar Khetab.

Drejtoria Kombëtare për Siguri tha përmes një deklarate se rreth 80 pjesëtarë të grupit ekstremist islamik janë vrarë dhe se 27 të tjerë janë arrestuar në operacione të përbashkëta me forcat e NATO-s.

Deklarata nuk jep detaje se kur janë kryer operacionet.

Agjencia afgane e inteligjencës po ashtu tha se forcat e saj kanë shkatërruar pesë baza të Al Kaidës në provincat Zabul, Ghazni dhe Paktia.

XS
SM
MD
LG