Ndërlidhjet

Erdogan: Jerusalemi është vija e kuqe për myslimanët


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se mund t’i shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të tij.

Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte “vijën e kuqe” për myslimanët.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund ta njohë këtë javë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë.

Jerusalemi shtë pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

“Zoti Trump, Jerusalemi është vija e kuqe për myslimanët. Ne mund të shkojmë aq larg sa të ndërpresim lidhjet me Izraelin për shkak të kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

XS
SM
MD
LG