Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pakistan: Nga eksplodimi i bombës janë vrarë 6 vetë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në një rrugë të Pakistanit

Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 6 vetë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga eksplodimi i një bombe në një rrugë në rajonin fisnor, Vaziristani Verior, që është në kufi me Afganistanin.

Të gjithë personat e vrarë nga ekspolodimi i sotëm ishin civilë.

Konsiderohet se cak i kësaj bombe, që ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar afër rrugës, ishte një makinë me rekrutë ushtarakë.

Askush nuk e ka marrë pëgjegjësinë për këtë sulm.

Dhuna në Pakistan ka shënuar rënie kohëve të fundit, pas një serie të ofensivave ushtarake kundër militantëve përgjatë kufirit veriperëndimor, por grupet militante kanë vazhduar të ndërmarrin sulme vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG