Ndërlidhjet

Zëdhënësi: Trump i tha Abbasit se synon lëvizjen e ambasadës në Jerusalem


Pamje nga takimi ndërmjet Donald Trumpit (majtas) dhe Mahmud Abbasit më 23 Maj të këtij viti
Pamje nga takimi ndërmjet Donald Trumpit (majtas) dhe Mahmud Abbasit më 23 Maj të këtij viti

Zëdhënësi palesatinez, Nabil Abu Rdainah, ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, se ai synon lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael në qytetin Jerusalem, megjithë vërejtjet në rritje në gjithë Lindjen e Mesme, kundër një veprimi të tillë.

Zëdhënësi Rdainah tha sot se lideri palestinez, Mahmud Abbas, “ka tërhequr vërejtjen për pasojat e rrezikshme që një vendim i tillë do t’i ketë për procesin e paqes, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në gjithë botën”.

Në deklaratë nuk theksohet se nëse Trump, i cili i ka thirrë liderët e Lindjes së Mesme për këtë çështje, e ka specifikuar kohën e një lëvizjeje të tillë.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar thirrjen me Abbasin, pa dhënë detaje të tjera.

Dje Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se shpallja për vendimin për lëvizjen e ambasadës në Jerusalem do të bëhet gjatë “ditëve të ardhshme”.

XS
SM
MD
LG