Ndërlidhjet

Juncker: “Progres i rëndësishëm” në bisedimet për Brexit


Pamje nga konferenca për gazetarë e kryeministres May dhe e presidentit Juncker
Pamje nga konferenca për gazetarë e kryeministres May dhe e presidentit Juncker

Komisioni Evropian thotë se është bërë progres i rëndësishëm në negociatat me Britaninë për kushtet e ndarjes dhe për kalimin në një fazë të re të negociatave për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, proces që njihet si Brexit.

Këtë kumtesë, Komisioni Evropian e ka bërë sot, pas takimit ndërmjet presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministres britanike, Theresa May, në Bruksel.

Zoti Juncker u tha gazetarëve, pas takimit, se beson se “tash ne kemi bërë një kthesë që ishte e nevojshme” dhe se do t’i njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se “është arritur progres i rëndësishëm” në bisedat për Brexit.

Megjithatë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren May, Juncker tha se ka mbetur edhe shumë punë për tu bërë.

XS
SM
MD
LG