Ndërlidhjet

BE dhe Britania kanë arritur kthesë madhore në Brexit


Pamje nga takimi i sotëm Theresa May - Jean-Claude Juncker
Pamje nga takimi i sotëm Theresa May - Jean-Claude Juncker

Britania dhe Bashkimi Evropian thonë se kanë siguruar kthesë madhore në negociata për ndarjen e tyre, duke e krijuar bazën për një etapë të re në bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja, në procesin që njihet si Brexit.

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se në bisedimet ndërmjet dy palëve “është bërë progres i rëndësishëm”.

Presidenti i Komisionit Eropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve në Bruksel, pas takimit të tij me kryeministren e Britanisë, Theresa May, sot herët në mëngjes, se beson se “tash ne kemi bërë një kthesë që ishte e nevojshme” dhe se do t’i njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se “është arritur progres i rëndësishëm” në bisedat për Brexit.

Kryeministrja May u tha gazetarëve se ajo pret që marrëveshja formale të miratohet më 14 Dhjetor në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

XS
SM
MD
LG