Ndërlidhjet

Refuzohen ankesat e LDK-së për balotazhin në Prishtinë dhe PDK-së për Prizren


Ilustrim

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, paraprakisht, Supremja e kishte refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prizrenit.

LDK, në Prishtinë pretendonte se ishin parregullsitë gjatë procesit të numërimit të votave që ndikuan në humbjen e kandidatit të saj në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe i mundësuan fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ngjashëm, edhe PDK kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që të hidhte poshtë vendimin e PZAP-së, i cili nuk e kishte miratuar kërkesën e PDK-së për rinumërim apo rivotim në komunën e Prizrenit, me pretendimet se atje kishte shumë parregullsi, të cilat sipas këtij subjekti politik, kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Në garën e balotazhit për kryetar të Prizrenit ishin Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytahir Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG