Ndërlidhjet

Rusi: Dështimi i satelitit ka mundur të jetë burim i radioaktivitetit


Kompania shtetërore për energjinë atomike e Rusisë, Rosaton, tha se rritja e radioaktivitetit mbi Evropën, më herët këtë vjeshtë, ka mund të jetë pasojë e satelitit të përplasur.

Në një konferencë për gazetarë sot në Moskë, shkencëtari atomik, Rafael Arutynyan, tha se hetimi nga një komision, i udhëhequr nga Rosatomi, nuk ka gjetur rrjedhje të radioaktivitetit në tokë.

Por, dyshimet për rrjedhje ishin të fokusuara në vendin Majak, afër qytetit Çelabinsk, pasi institucionet evropiane e kanë ngritur alarmin për mjegull radioaktive të ndotjes, që lëvizte mbi kontinent në fund të muajit shtator dhe në fillim të tetorit.

Instituti për siguri atomike në Francë, IRSN, ka njoftuar më 9 nëntor, se elementi ruten-106 (simboli kimik Ru), me gjasë kishte ardhur nga kapaciteti ku bëhet trajtimi i karburantit atomik ose nga ndonjë qendër radioaktive e mjekësisë, në pjesë të Rusisë ose në jug të Kazakistanit.

Ky institut francez tha se ndotja nuk paraqet rrezik për shëndet dhe për ambient, por mungesa e tërheqjes së vërejtjes nga Moska ka krijuar shqetësime në Rusi dhe jashtë saj, se qeveria ruse mund ta fshehë informacionin për aksidentet radioaktive.

XS
SM
MD
LG