Ndërlidhjet

OKB: 14 paqeruajtës vriten në Kongo


Logo e OKB-së
Logo e OKB-së

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se rebelët kanë sulmuar një bazë të OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, duke vrarë së paku 14 paqeruajtës dhe plagosur 53 të tjerë.

Sulmi që ka ndodhur në provincën Kivu Verior thuhet të jetë një nga më vdekjeprurësit kundër personelit të OKB-së në vite.

Zëdhënësi Farhan Haq tha se të vdekurit dhe të plagosurit janë kryesisht nga Tanzania, ndërsa për sulmin fajësoi luftëtarët rebelë me bazë në Ugandën fqinje.

Pesë anëtarë të Forcave të Armatosura të Kongos janë vrarë po ashtu.

"Lutjet tona janë për familjet dhe kolegët në MONUSCO (misionin paqeruajtës)", tha Jean-Pierre Lacroix, nënsekretar i OKB-së për paqeruajtje.

XS
SM
MD
LG