Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lavrov: SHBA po vështirëson përpjekjet për t'i dhënë fund krizës në Korenë V.


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë samitit në Vjenë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u larguar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, po i pengojnë përpjekjet për të përfunduar krizën bërthamore me Korenë Veriore.

Lavrov ka thënë gjatë një samiti në Vjenë më 8 dhjetor, se gjatë bisedimeve të tij me Phenianin, duket se Koreja Veriore është e gatshme për të negociuar përshkallëzimin e krizës me SHBA-në, mirëpo ka dyshime nëse Uashingtoni do t’i përmbahet ndonjë marrëveshje, bazuar në atë që ka ndodhur në Iran.

“Koreja Veriore ka nevojë për garantues të sigurisë, sidomos pasi Uashingtoni është duke konsideruar tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, ka thënë Lavrov.

Më 7 dhjetor, pas një takimi në mes të Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ministri rus është shprehur i gatshëm për të ndërmjetësuar në mes të Uashingtonit dhe Phenianit, derisa ka akuzuar SHBA-në për ngritje të tensioneve.

XS
SM
MD
LG