Ndërlidhjet

Gove: Britania mund të ndryshojë kushtet me BE-në edhe pas Brexitit


Michael Gove, foto nga arkivi
Michael Gove, foto nga arkivi

Votuesit britanikë do të kenë mundësi të ndryshojnë kushtet rreth marrëdhënies së këtij vendi me Bashkimin Evropian, edhe pas largimit në rast se nuk janë të kënaqur me marrëveshjen përfundimtare të Brexitit, ka thënë ligjëvënësi pro-Brexitit, Michael Gove.

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur “përparim të mjaftueshëm” sa i përket Brexitit, ashtu që të lejojnë nisjen e negociatave për marrëdhëniet tregtare.

Ai ka thënë se nëse britanikët nuk janë të kënaqur me kushtet e Brexitit, qeveritë e ardhshme mund t’i ndryshojnë ato.

“Britanikët do të jenë nën kontroll. Deri në periudhën e zgjedhjeve të reja, ligji evropian dhe traktate të reja nuk do të jenë më primare dhe nuk do të ndikojnë në ligjet e Mbretësisë së Bashkuar”, ka komentuar Gove në Daily Telegraph.

Britania e Madhe planifikohet të largohet nga BE-ja më 2019.

XS
SM
MD
LG