Ndërlidhjet

Gjenerali rus planfikon të padisë Bellingcat, pas raportit për rrëzimin e aeroplanit MH17


Gjenerali rus, Nikolai Tkachyov (majtas), gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin, Moskë më 2007.

Gjenerali rus i pensionuar, Nikolai Tkachyov, që është akuzuar në hulumtimet e fundit për atë se ka qenë koordinator i forcave separatiste në lindje të Ukrainës dhe mund të ketë pasur ndonjë rol të mundshëm në rrëzimin e aeroplanit në korrik të vitit 2014, ka thënë se planifikon të padisë autorët e raportit për shpifje.

Ai ka thënë për Novaya Gazeta se do të padisë kolektivin e Bellingcat, dhe uebsajtin e pavarur The Insider rreth këtij raporti, në të cilin thuhet se me analizë të zërit është identifikuar Tkachyov, me emër të koduar Delfin, si person që paraqitet duke komunikuar me luftëtarët separatistë.

Tkachyov mohon të jetë Delfini, dhe hedhë poshtë dyshimet se ka qenë në lindje të Ukrainës më 2014. Ai ka thënë se i ka kaluar vitet e funidt në qytetin Yekaterinburg.

Bellingcat dhe The Insider kanë publikuar një hulumtim, në të cilin thuhet se bazuar në qendra të ndryshme për analizimin e zërave kanë deklaruar se “më shumë gjasë”, personi të cilin e kanë analizuar ka qenë Tkachyov.

Bazuar në këtë raport, Delfini ka qenë një gjeneral rus me bazë në qytetin ukrainas, Krasnodon gjatë verës së vitit 2014 dhe me detyrë të koordinimit të separatistëve në rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.

Një tjetër ekip hetimi e ka identifikuar Delfinin edhe si person me interes që mund të ketë rrëzuar aeroplanin e Malaysia Airlines MH17 më 2014.

Tkachyov është larguar nga shërbimi ushtarak më 2010.

Pas pensionimit të tij ai ka shërbyer gjatë periudhës 2011-2012, si këshilltar ushtarak në qeverinë siriane.

XS
SM
MD
LG