Ndërlidhjet

Irani dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje për eksport të naftës


Një zonë e naftës në Kirkuk, Irak

Iraku ka nënshkruar një marrëveshje me Iranin për eksportimin e naftës së papërpunuar nga zona e naftës në Kirkuk me një mesatare prej 30,000-60,000 fuqi brenda ditës, ka thënë një zyrtar irakian për naftë gjatë ditës së sotme.

Iraku planfikon të dyfishojë prodhimin e naftës nga Kirkuku deri në 1 milion fuqi në ditë, ka thënë ministri për Naftë gjatë muajit të kaluar.

Eksporti nga zonat e naftës në Kirkuk nuk ka funksionuar që prej kohës kur forcat irakiane kanë marrë sërish kontrollin e disa zonave nga kurdët gjatë muajit tetor.

Një transmetues irakian privat ka thënë se marrëveshja është nënshkruar në Teheran, duke cituar ministrin irakian për Naftë, Jabar al-Luaibi.

XS
SM
MD
LG