Ndërlidhjet

Johnson kërkon lirimin e britanikes së burgosur në Iran


Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, foto nga arkivi
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, foto nga arkivi

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka arritur sot në Iran, për të lobuar rreth lirimit të një gruaje iraniano-britanike të burgosur në Teheran.

Johnson ka biseduar me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif në Teheran, të cilat është pritur që të adresojnë rastin e iraniano-britanikes, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, si dhe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, në mes të Teheranit dhe fuqive botërore.

Johnson, i cili është planifikuar të takohet me presidentin Iranian, Hassan Rohani më 10 dhjetor, nuk ka folur për gazetarët.

Zaghari-Ratcliffe, është duke vuajtur dënimin me burg prej pesë vitesh pas dyshimeve se ajo ka planifikuar “rrëzim të butë” të qeverisë iraniane, derisa ka qenë duke udhëtuar me vajzën e saj të vogël.

Akuzat e reja ndaj saj për propagadë mund të rrisin burgun deri në 16 vite.

Zaghari-Ratcliffe është një menaxhere projektesh në Thomson Reuters Foundation, organizatë bamirësie e cila funksionin si e pavarur nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër saj dhe insiston se ajo ka qenë në Iran për vizitë personale.

Johnson është përballur me thirrje për t’u dorëhequr, pasi ka thënë në parlament se Zaghari-Ratcliffe ka “trajnuar gazetarë”, në Iran para se të arrestohej gjatë vitit të kaluar.

Kritikët i kanë cilësuar këto komente të Johnsonit si mundësi për zgjatje të dënimit për gruan.

Ai më vonë ka kërkuar falje duke thënë se Zaghari-Ratcliffe nuk ka qenë në Iran në cilësinë e profesionistes.

Zyrtarët iranianë kanë cituar deklaratat e Johnsonit gjatë përpjekjeve të tyre për akuza kundër Zaghari-Ratcliffe.

Ajo do të dalë para gjykatës iraniane më 10 dhjetor për t’u përballur me akuza për propagandë antiqeveritare në Iran.

XS
SM
MD
LG