Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Protestë e përleshje afër ambasadës amerikane në Bejrut


Protestuesit në Bejrut gjatë ditës së sotme.

Forcat e sigurisë libaneze janë përleshur me demonstruesit afër ambasadës amerikane në Bejrut, derisa janë mbajtur protesta kundër vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta njohur Izraelin si kryeqytet të Jerusalemit.

Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz dhe topa të ujit për t’i detyruar protestuesit që të kthehen mbrapa, pasi ata kishin nisur zjarr në rrugën afër kompleksit diplomatik.

Në Libi gjenden mijëra refugjatë palestinezë.

Presidenti Trump ka njoftuar më 6 dhjetor se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe premtoi se do ta bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet.

Përveç Libisë, mijëra persona kanë demonstruar jashtë Ambasadës Amerikanë në kryeqytetin e Indonezisë, Jakarta.

Protesta të tilla janë mbajtur edhe ne qytete të tjera të Indonezisë.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

XS
SM
MD
LG