Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Nacionalistët rusë ndërprejnë shfaqjen e filmit për konfliktin në Ukrainë


Beata Bubenets

Anëtarët e një grupi nacionalist rus kanë ndërprerë shfaqjen e një filmi në Moskë, i cili paraqet konfliktin në lindje të Ukrainës.

Filmi, Bullet’s Fight nga Beata Bubenets ishte planfikuar të shfaqej në festivalin Artdocfest në teatrin Oktyabr.

Mirëpo sipas raportimeve, disa persona kanë hedhur lëng akrilik në sallë, duke shkaktuar evakuim të publikut.

Lideri i lëvizjes Blloku Radikal Juglindor (SERB), Igor Baketov, i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax, se ai ishte në mesin e tre personave të ndaluar nga policia pas incidentit.

Autoritetet e zbatimit të ligjit ende nuk kanë dhënë ndonjë koment.

Në luftimet në mes të forcave ukrainase qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia kanë mbetur të vrarë më shumë se 10,000 persona në lindje të Ukrainës nga prilli i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG