Ndërlidhjet

Shpërthim në Menhatën, arrestohet një person


Policia në Nju Jork, pamje nga arkivi

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka thënë se, “një mashkull është arrestuar”, pas raportimeve për shpërthim në një terminal autobusësh në Menhatën.

“Asnjë i lënduar deri më tash përveç të dyshuarit. Rrini larg kësaj zone”, ka thënë ky department përmes një postimi në Twitter.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, dhe disa linja të metrove janë evakuuar.

Mediat kanë raportuar për disa persona të lënduar.

Në të njëjtën kohë Departamenti i Zjarrfiksëve ka thënë se është në vendin e ngjarjes së një incidenti.

XS
SM
MD
LG