Ndërlidhjet

Disa vende anëtare të BE-së nisin iniciativë të re për siguri dhe mbrojtje


Belgjikë

Gjatë një takimi sot në Bruksel, 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë një vendim zyrtar për të formuar një rrjet të ri të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri (PESCO).

Ky hap vjen vetëm një muaj pasi ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, e kanë informuar shefen për Politike të Jashtme, Federica Mogherini rreth vullnetit të tyre për të nisur këtë iniciativë.

Mogherini e ka cilësuar momentin e nënshkrimit të dokumentit si, “historik”.

Portugalia dhe Irlanda i janë bashkuar më vonë projektit, duke e lënë, Britaninë, Danimarkën dhe Maltën si vendet e vetme të BE-së, që nuk janë bërë pjesë e iniciativës.

Të 25 vendet po ashtu janë pajtuar për një listë prej 17 projektesh, të cilat duhet të jenë si pjesë e projektit të njohur si PESCO.

Këto projekte priten të miratohen zyrtarisht në fillim të vitit 2018 dhe ndër të tjera përfshijnë themelimin e një platforme, si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera.

XS
SM
MD
LG