Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Nikolla Gruevski.