Ndërlidhjet

Në Paris mbahet një samit për klimën


Ilustrim
Ilustrim

Parisi mirëpret sot dhjetëra kryetarë të shteteve dhe qeverive në një samit njëditor për mbrojtjen e Tokës nga ngrohja globale.

Samiti i Një Planeti, i bashkorganizuar nga Franca, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara, shënon përvjetorin e dytë të Marrëveshjes historike të Parisit për kufizimin e ndryshimeve klimatike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka thënë se SHBA do të tërhiqet nga pakti “i padrejtë” i Parisit, nuk është ftuar në tubim.

Udhëheqësit e ndotësve të tjerë të mëdhenj: Kinës, Indisë, Brazilit dhe Rusisë, ashtu si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në mesin e anëtarëve të BE-së, do të mungojnë gjithashtu.

Marrëveshja e Parisit për Klimën, e miratuar nga 195 vende, i angazhon nënshkruesit ta mbajnë rritjen e temperaturës globale këtë shekull “nën dy gradë Celsius”.

XS
SM
MD
LG