Ndërlidhjet

Rusia pengon një komplot për sulme terroriste


Rajoni i Moskës, 12 dhjetor 2017.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se ka zbuluar një qelizë ekstremiste, e cila është udhëhequr nga grupi militant Shteti Islamik dhe ka planifikuar sulme terroriste në Moskë gjatë festës së Vitit të Ri dhe fushatës së ardhshme për zgjedhjet presidenciale.

Në kumtesën e lëshuar sot, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se anëtarët e dyshuar të qelizës janë arrestuar në qarkun Odintsovo, jashtë Moskës.

Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore dhe dyshohet se kanë financuar aktivitete terroriste, kanë rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik dhe kanë bërë komplot për sulme terroriste, thuhet në deklaratë.

Sipas së njëjtës, qeliza është udhëhequr nga "liderë të Shtetit Islamik nga jashtë".

Zyrtarët kanë konfiskuar dy pajisje shpërthyese, dy pushkë AK-47 dhe municion, ndërsa kanë gjetur dhe kanë shkatërruar edhe një laborator për bërijen e bombave, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG