Ndërlidhjet

Macron: Bota po "humbë" luftën kundër ndryshimeve klimatike


Pamje të samitit, Një Planet, të mbajtur sot në Francë
Pamje të samitit, Një Planet, të mbajtur sot në Francë

Presidenti francez, Emmanual Macron, u ka thënë qindra liderëve dhe kompanive ekzekutive se, “jemi duke humbur betejën”, kundër ndryshimit të klimës.

Duke folur në samitin, Një planet, në Francë, Macron ka thënë se lufta globale kundër ndryshimeve klimatike “nuk kishte lëvizur mjaftueshëm”, dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të shteteve dhe ministrave “të veprojnë”.

Marrëveshja për Klimën është nënshkruar nga 195 shtete.

“Ne duhet të veprojmë sepse të gjithë do të jemi përgjegjës”, ka thënë Macron.

“Nuk mund të themi që nuk e kemi ditur”, ka thënë tutje ai.

Samiti është fokusuar në rritjen e investimeve në energjinë natyrore dhe në uljen e varësisë nga lëndët djegëse.

XS
SM
MD
LG