Ndërlidhjet

Hetuesi e ka quajtur “idiot” Trumpin para zgjedhjes së tij


Pamje e një zyreje të FBI-së në Uashington

Një agjent i lartë i agjencisë amerikane, FBI, është shkarkuar nga hetimi për Rusinë, që udhëhiqet nga këshilltari special, Robert Mueller, pasi i ishte referuar Donald Trumpit si një “idiot” para zgjedhjes së tij, sipas imejlave që i janë dorëzuar Kongresit dhe që janë parë nga mediat e Shteteve të Bashkuara.

Hetuesi i lartë i kundërinteligjencës, Peter Strzok, këto komente i kishte bërë në përgjigje të një imejli nga një agjente tjetër e FBI-së në gusht të vitit 2015.

Pasi agjentja tjetër e kishte kritikuar kandidatin në zgjedhjet presidenciale të demokratëve, Barnie Sanders, Strzok ishte përgjigjur: “ai është një idiot sikur Trumpi”.

Në një seri të imejlave që janë dorëzuar në kuadër të hetimeve të Departamentit amerikan të drejtësisë, lidhur me ndikimin politik potencial në vendimet hetimore gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016, Strzok dhe kolegia e tij, Lisa Page, po ashtu, kishin shprehur shqetësim se Trump mund të zgjedhet.

Robert Mueller po e udhëheq hetimin e Departamentit të drejtësisë lidhur me dyshimet për ndërhyrje ruse në fushatë dhe e shqyrton nëse ndihmësit e Trumpit kanë pasur marrëveshje të fshehtë me Rusinë.

Zyrtarët thanë se Mueller e kishte larguaar agjentin Strzok nga hetimet, pasi kishte mësuar për imejlat.

XS
SM
MD
LG