Ndërlidhjet

Nju Jork: Sulmuesi i dyshuar paraqitet në gjykatë


Pamje afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi i bombës gypore në Nju nJork

I dyshuari për atë që autoritetet thonë se ishte sulm vetëvrasës i dështuar me bombë gypore në Qytetin e Nju Jorkut, sot do të paraqitet në gjykatë.

Autoritetet thonë se e kanë një rast të fuqishëm kundër të dyshuarit, Akayed Ullah, imigrant nga Bangladeshi, 27 vjeçar, i akuzuar se pardje i ka plagosur tre vetë, kur bomba gypore e tij pjesërisht ka eksploduar në një kalim të metros afër Times Square.

Ky i dyshuar është i akuzuar se e ka ndihmuar me material një grup terrorist, përdorim të armatimit për shkatërrim në masë dhe për tri pikë të tjera të ndërlidhura me bombë.

Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Prokurori, Joon Kim, tha se personi Ullah, kishte vepruar në mëngjes kur ka shumë njerëz, për të shkaktuar viktima maksimale në përpjekje për “të vrarë, sakatosur dhe shkatërruar”.

Në dokumentin e prokurorëve theksohet se Ullah u kishte thënë oficerëve të zbatimit të ligjit në spital, ku ishte dërguar me plagë nga djegiet në trup dhe duar, se “e kam bërë këtë për Shtetin Islamik”.

XS
SM
MD
LG