Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës mban seancë dëgjimore për Sheshelin


Vojisllav Sheshel, foto nga arkivi

Gjykata e Hagës ka dëgjuar një ankesë kundër lirimit të politikanit nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sheshel akuzohet për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Gjatë seancës së sotme dëgjimore, prokurorët i shpjeguan Mekanizmit të Tribunalit Ndërkombëtar se përse besojnë se verdikti i vitit 2016 duhet të përmbyset.

Prokurorët i kërkuan gjykatës ta shpallin Sheshlin fajtor mbi tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për shkelje të ligjeve të luftës dhe ta dënojnë atë me 28 vjet burgim, ose të urdhërojnë gjykim të ri.

Krimet e dyshuara përfshijnë përndjekjet në baza politike, racore ose fetare, dëbimet, vrasjet dhe torturat.

Sheshel, anëtar i Parlamentit të Serbisë me Partinë e tij Radikale Serbe, nuk e ka ndjekur seancën dhe ka thënë se refuzon të kthehet në Hagë vullnetarisht.

Tribunali ka emëruar një avokat për të përfaqësuar interesat e tij ligjorë në gjykatë.

Sheshel është liruar nga të gjitha akuzat në mars të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG