Ndërlidhjet

Abbas: Nuk e duam SHBA-në si ndërmjetësuese në konfliktin izraelito-palestinez


Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë samitit në Stamboll.
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë samitit në Stamboll.

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, u është drejtuar Kombeve të Bashkuara që t'i zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësuese në përpjekjet për arritjen e paqes në konfliktin izraelito-palestinez.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një samiti emergjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll.

Abbas ka thënë gjatë takimit se palestinezët kanë mbetur “të shokuar” nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Derisa ne kemi bashkëpunuar me ata në procesin e paqes për vite të tëra, presidenti amerikan, Donald Trump na e dha një shuplakë për të gjitha vitet”, ka thënë ai.

“Nuk do të pranojmë tash e tutje që SHBA-ja të ketë rol në procesin politik si ndërmjetësues”, ka shtuar Abbas.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka hapur samitin u ka bërë thirrje vendeve ndërkombëtare ta njohin “Jerusalemin si kryeqytet palestinez”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky vendim vetëm ka reflektuar realitetin dhe ky vendim nuk do të ndikojë në rolin që SHBA ka si ndërmjetësuese.

XS
SM
MD
LG