Ndërlidhjet

Trump dhe Putin pajtohen për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini ka thënë sot se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump janë pajtuar përmes një bisede telefonike për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore në mënyrë që të bashkëpunojnë në ndonjë iniciativë të mundshme për të zgjidhur krizën në kombin aziatik.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve gjatë një konference se Putini dhe Trump kanë biseduar edhe për krijimin e kontakteve me Korenë Veriore.

Të dy liderët kanë biseduar edhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka shtuar Peskov.

XS
SM
MD
LG