Ndërlidhjet

Në St.Petersburg pengohet një komplot terrorist


Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në Rusi ka arrestuar këtë person. Pamje nga video e FSB-së gjatë oeracionit policor

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në Rusi ka thënë se kanë arrestuar shtatë ekstremistë islamistë të dyshuar dhe kanë prishur një plan për sulm me bombë në St. Petersburg më 16 dhjetor.

Ky shërbim ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar në St. Petersburg më 13-14 dhjetor dhe supozohet se ata kanë planifikuar të kryejnë një varg shpërthimesh duke përfshirë një sulm vetëvrasës.

Është thënë se ata kanë qenë anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik, ndërsa janë drejtuar nga mesazhe përmes aplikacionit Telegram.

Kjo deklaratë vjen vetëm tri ditë pasi FSB ka njoftuar se tre persona të dyshuar të një grupi të ngjashëm janë arrestuar jashtë Moskës.

Supozohet se ata ishin duke planifikuar sulme gjatë festave të fundvitit dhe për fushatën presidenciale që do të nisë javën tjetër në Rusi.

Ky shërbim ka raportuar disa herë gjatë periudhës së fundit për komplote terroriste të planifikuara gjatë festave dhe ngjarjeve të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG