Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Mogherini i ka ftuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor


Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar kryeministrat e vendeve “partnere” të Ballkanit Perëndimor, për një tubim joformal në Bruksel, ditën e hënë, më 18 dhjetor.

Mëtutje, në njoftimin e sotëm nga Zyra e zonjës Mogherini, theksohet se në këtë takim, që është i treti i këtij lloji në vitin 2017, “do të diskutohet për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën për vitin 2018, vit i cili partnerëve në rajon do tu ofrojë një mundësi unike për avancim në rrugën integruese të BE-së”.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar për forcimin e angazhimit të BE-së me rajonin dhe për të siguruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i ndërmarrin hapat e domosdoshëm, që progresin e tyre kah BE-ja ta bëjnë të pakthyeshëm”, thuhet në fund të njoftimit.

XS
SM
MD
LG