Ndërlidhjet

Princi Harry dhe aktorja Markle martohen më 19 maj


Princi Harry dhe e fejuara e tij Megan Markle

Princi britanik Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle, do të martohen të shtunën, më 19 maj të vitit të ardhshëm.

Ky çift do të martohet në Kështjellën Windsor, në pjesën perëndimore të Londrës, ka njoftuar sot Familja Mbretërore britanike.

Harry, 33 vjeçar, është i pesti në linjë për në fronin britanik. Ai dhe aktorja Markle, 36 vjeçare, ishin njohur nëpërmjet një miku të përbashkët në vitin 2016, por lidhjen e tyre e kanë mbajtur të fshehtë nga mediat për disa muaj.

Fejesa e tyre është shpallur më 27 nëntor të këtij viti nga Princi Charles.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës së ndjerë, Diana, e cila ishte bashkëshortja e parë e tij

XS
SM
MD
LG