Shkupi është përfshirë edhe sot, ditën e dytë me radhë, nga retë e ajrit të ndotur dhe mjegulla, që praktkikisht e kanë paralizuar këtë qytet dhe kanë krijuar shqetësime.
Në rrugët e Shkupti, shtetas të shumtë kanë bartur maska me qëllim që të mbrohen, ndërsa për shkak të mjegullës, dukshmëria nuk ishte e mirë, raporton agjencia AFP.
Mediat lokale kanë raportuar se depot e maskave janë zbrazur.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), i publikuar në fillim të vitit 2017, Shkupi ishte në mesin e 10 qyteteve në Evropë me koncentrim të lartë të grimcave të vogla.
Sot, sasia e këtyre grimcave ishte 500 mikrogramë për metër kub të ajrit ose 10 herë më e lartë se sa rekomandimi i organizatës WHO.
Autoritetet e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve që “të ecin ose ta shfrytëzojnë transportin publik”.