Ndërlidhjet

BE: Pajtueshmëri për hapjen e fazës së re për Brexit


Theresa May

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar sot për hapjen e bisedimeve kryesore për raportet e ardhshme me Britaninë, por kanë tërhequr vërejtjen se ato do të jenë edhe më të ashpra se faza e parë e negociatave, e cila ishte tejet e vështirë.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka uruar kryeministres britanike, Theresa May, për mbështetjen që e ka marrë nga 27 liderët e tjerë të vendeve anëtare të BE-së, për marrëveshjen e përkohshme për kushtet për ndarjen e Britanisë nga BE-ja, në procesin që njihet si Brexit.

Kreministrja May ka vlerësuar se “ky është një hap i rëndësishëm në rrugën për një Brexit të butë dhe të rregullt dhe për forcim të partneritetit tonë të thellë dhe special”.

Megjithqë, bisedimet për periudhën tranzitore gati dyvjeçare për Brexit, do të fillojnë në janar, liderët janë shprehur se negociatat aktuale për lidhjet e ardhshme tregtare, nuk do të fillojnë deri në muajin mars, pasi ata dëshirojnë më tepër qartësi se çka synon Britania, raporton agjencia AFP nga Brukseli.

XS
SM
MD
LG