Ndërlidhjet

Rusia e kritikon BE-në për vazhdimin e sanksioneve


Dmitry Peskov

Rusia e ka kritikuar vendimin e liderëve të Bashkimit Evropian, për vazhdim të sanksioneve ekonomike për gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të aksioneve “destabilizuese” të Moskës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këto sanksione sot i ka përshkruar si “ilegale dhe të padrejta” dhe theksoi se Rusia “nuk i konsideron vendimet e këtilla të dobishme as për vendet anëtare të BE-së e as për Federatën Ruse”.

“Megjithëkëtë, ne natyrisht, ende jemi të gatshëm për përmirësim të raporteve me Brukselin”, tha Peskov.

Në samitin e mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së dje janë pajtuar për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, edhe për gjashtë muaj të tjerë, deri më 30 korrik të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG