Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusia do t’i rinisë fluturimet drejt Egjiptit


Ilustrim

Rusia dhe Egjipti kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në sigurinë e aviacionit civil.

Ky është hapi i parë për rifillimin e fluturimeve të rregullta të Rusisë në Kajro, tha Ministria ruse e Transportit.

“Me marrëveshjen, fluturimet në Kajro duhet të rifillojnë në shkurt të vitit 2018”, tha ministri Maxim Sokolov.

Moska ka ndaluar trafikun ajror në Egjipt në vitin 2015, pasi militantët kanë rrëzuar një fluturim të kompanisë ruse Metrojet, i cili është nisur nga vendpushimi egjiptian Sharm el-Sheik.

Në këtë incident e kanë humbur jetën të 224 njerëzit në bord.

XS
SM
MD
LG