Ndërlidhjet

Liderët e së djathtës ekstreme evropiane tubohen në Pragë


Tomio Okamura
Tomio Okamura

Liderët e krahut të djathtë evropian do të takohen sot në Pragë të Çekisë në kuadër të një konference, e cila me gjasë do të pritet me protesta.

Lëvizja për një Evropë të Shteteve dhe Liri (MENL), i sjell së bashku Frontin Kombëtar të Francës të udhëhequr nga Marine Le Pen, Partinë e Lirisë së Austrisë e liderit, Heinz-Christian Strache, pastaj partinë italiane Lega Nord, dhe Partinë e Lirisë në Holandë, që udhëhiqet nga Geert Wilders.

Ky takim organizohet nga personaliteti më i ri i skenës së djathtë ekstreme në Evropë: Tomio Okamura, nga partia e Lirisë dhe Demokracisë Direkte, që është një parti anti-islame dhe anti-imigrante, e cila në zgjedhjet parlamentare në Çeki, në tetor të këtij viti, i fitoi 11% të votave.

Por ka paralajmërime se do të organizohen protesta afër një hoteli ku mbahet konferenca.

Policia e Çekisë ka ndërmarrrë masa speciale të sigurisë për disa prej liderëve të së djathtës ekstreme.

XS
SM
MD
LG