Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ukraina sugjeron se Saakashvili mund të ekstradohet në Gjeorgji


Mikheil Saakashvili

Prokurori i pëgjithshëm i Ukrainës thotë se personaliteti opozitar, Mikheil Saakashvili, me gjasë do të ekstradohet në Gjeorgji, ku është i kërkuar lidhur me akuza për periudhën derisa ishte president i atij vendi.

Prokurori i përgjithshëm, Yuriu Lutsenko, u tha mbrëmë gazetarëve në kryeqytetin Kiev, se “mundësia më e madhe është ekstradimi” në Gjeorgji.

“Ne kemi një kërkesë zyrare nga ky vend, të cilën ne nuk kemi të drejtë ta refuzojmë”, tha prokurori Lutsenko.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e ka cituar një zyrtar të lartë të Gjeorgjisë, i cili ka thënë se ky vend nuk ka paraqitur kërkesë për ekstradim dhe i ka hedhur poshtë raportet e mediave se një zyrtar nga Tbilisi ka udhëtuar në Bjellorusi për të zhvilluar negociata me autoritetet e Ukrainës.

Saakashvili ballafaqohet me aukza të ndara në Ukrainë dhe prokurori Lutsenko e ka lënë të hapur mundësinë se ai ende mund të gjykohet në Ukrainë, nëse procesi i ekstradimit shtyhet.

Mikheil Saakashvili ishte president i Gjeorgjisë në periudhën 2004-2013. Në vitin 2015 ai e humbi shtetësinë e Gjeorgjisë, pasi e panoi shtetësinë e Ukrainës, dhe u bë guvernatori i rajonit Odesa në Ukranë.

XS
SM
MD
LG