Ndërlidhjet

Rumani: Varrim shtetëror për ish-Mbretin Michael


Pamje nga varrimi i ish-Mbretit Michael në Bukuresht

Rumania e ka mbajtur sot ceremoninë e varrimit të ish-Mbretit Michael, i cili vdiq më 5 dhjetor në Zvicës, në moshën 96 vjeçare.

Në funeral së bashku me presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, ishin edhe përfaqësues mbretërorë evropianë.

Ceremonia e varrimit në kryeqytetin Bukuresht, është udhëhequr nga Partiku Daniel i Kishës Ortodokse Rumune.

Më herët, dhjetëra mijëra rumunë janë mbledhur në Sheshin e Revolucionit në Bukuresht, ku arkivoli i ish-Mbretit Michael ka qëndruar për nderime afër Pallatit Mbretëror.

Ish-Mbreti Michael, i cili ishte mbreti i fundit i gjallë nga vendet e Evropës Lindore, ishte tërhequr nga jeta publike në mars të vitit 2016, kur Shtëpia mbretërore kishte shpallur se ai ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe leukemi.

XS
SM
MD
LG