Ndërlidhjet

Rusi: Në rajonin Dagestan janë vrarë tre militantë


Pjesëtarë të policisë ruse në Dagestan
Pjesëtarë të policisë ruse në Dagestan

Autoritetet ruse thonë se tre militaantë të dyshuar janë vrarë gjatë jë operacioni kundërterrorist në rajonin Dagestan.

Komiteti Kombëtar Antiterror ka njoftuar sot se operacioni kishte filluar pasi agjencitë e sigurimit morën informacion se militantët e dyshuar, që kanë kryer “krime terroriste”, po fshiheshin në një shtëpi private në një fshat.

Ky komitet tha se forcat e sigurisë e kishin rrethuar shtëpinë ku fshihej ky grup dhe i kan vrarë tre militantë të dyshuar gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Dagestani dhe republikat e tjera me popullate kryesisht myslimane në Kaukazin Verior, janë zona të luftimeve të shpeshta ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve.

Konsiderohet se kryengritja e militantëve buron nga dy luftërat separatiste pas-sovjetike në rajonin e Çeçenisë.

XS
SM
MD
LG