Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Saakashvili refuzon t'i përgjigjet hetuesisë


Lideri opozitar, Michael Saakashvili duke folur para gazetarëve gjatë ditë së sotme

Lideri opozitar ukrainas, Mikheil Saakashvili është paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e hetuesve.

Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar ish presidentin e Gjeorgjisë dhe ish guvernatorin ukrainas për nxitjen e një “grupi kriminal” të supozuar dhe të drejtuar nga ish presidenti Viktor Yanukovych, i cili ka ikur në Rusi në shkurt të vitit 2014.

Autoritetet po ashtu konsiderojnë se protestat e nisuara nga Saakashvili janë pjesë e një komploti rus kundër Ukrainës.

Saakashvili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Jashtë zyrës së Prokurorit, Saakashvili u ka thënë gazetarëve se ai do të dëshmojë vetëm kur rasti të jetë në duar të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, “siç është e kërkuar me ligj”, ka raportuar Interfax.

Një zëdhënës i prokurorit ka thënë se Saakashvilli, “ka ndërprerë procedurën hetimore”, pasi nuk është përgjigjur në pyetjet e hetuesit, i cili e ka paditur.

Në të njëjtën kohë diplomatë perëndimorë kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi mbështetësit e Saakashvilit tentuan të pushtojnë një ndërtesë publike në Kiev gjatë një marshi ku kërkohej shkarkimi i presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

Është raportuar se ka pasur edhe fëmijë gjatë këtij marshi.

Tentimi për të marrë kontrollin e ndërtesës ka nxitur reagime nga diplomatë perëndimorë.

Ambasadori kanadez ka thënë përmes një postimi në Twitter se “tentimet për të pushtuar dhe dëmtuar ndërtesa publike është abuzim i të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore”.

Pasi protestuesit dështuan të hynin në banesë, Saakashavili ka thënë se ai dëshironte, “të merrte dy dhoma me qira” dhe pse përplasjet ishin “provokim dhe lojë e presidentit Poroshenko”.

“Une e dënoj çdo përpjekje për të thyer dritare, sepse pasi jemi miliona persona, këto dyer e dritare do të hapen vet. Ne nuk duhet t’i thyejmë ato”, ka thënë Saakashvili në një intervistë për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Policia e Kievit ka thënë se të paktën 32 zyrtarë të sigurisë janë lënduar në konfrontime me protestuesit afër Sheshit të Pavarësisë.

XS
SM
MD
LG