Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Përmbyset rezultati në Istog: Haki Rugova i LDK-së del fitues i zgjedhjeve


Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, është përmbysur rezultati në garën zgjedhore për kryetar të komunës së Istogut.

Tani, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova prinë me 10, 033 vota, ndërsa Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 10.019 vota.

Rivotimi në komunën e Istogut u mbajt pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të mos ketë rivotim.

XS
SM
MD
LG