Ndërlidhjet

Bomba tymi në Kuvendin e Shqipërisë


Pamje në Kuvendin e Shqipërisë pas hedhjes së bombave të tymit nga ana e deputetëve opozitarë
Pamje në Kuvendin e Shqipërisë pas hedhjes së bombave të tymit nga ana e deputetëve opozitarë

Ligjvënësit e Shqipërisë nga opozita e krahut të djathtë sot kanë hedhur bomba të tymit në Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm nga ana e socialistëve në qeveri.

Para votimit, lideri i opozitës, Lulzim Basha, e ka kritikuar kryeministrin, Edi Rama, se dëshiron emërimin e një “kukulle” për t’i zbatuar urdhërat e tij.

Deputetët e opozitës u përpoqën ta pengojnë vazhdimin e procedurës, por përfundimsht, kryeprokurore e re e përkohshme u zgjodh, Arta Marku, derisa tymi ende vërehej në sallën e Kuvendit, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Tirana.

Emërimi i Arta Markut është “shkelje kushtetuese dhe mund të çoj në destabilizim të vendit”, tha mbrëmë Lulzim Basha.

Arta Marku do të jetë në këtë post për tre muajt e ardhshëm ose derisa të krijohet një këshill i ri i lartë prokurorial.

Disa qidnra aktivistë, po ashtu, kanë protestuar jashtë Kuvendit, duke brohoritur “Rama, largohu”.

Disa protestues dhe policë ishin lënduar derisa masa ishte përpjekur të depërtojë në kuvend, e inkurajuar nga një ligjvënës. Më vonë u shpërnda.

XS
SM
MD
LG