Ndërlidhjet

KEK: Mirëpritet pajtimi i lagjeve të fundit të Shipitullës për shpronësim


Pamje e kapaciteteve të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mirëpret lejimin nga banorët e mbetur për përfundimin e punës në terren të Komisionit Qeveritar dhe Komisionit të KEK-ut, për matjen dhe vlerësimin e pasurive të banorëve të fshatit Shipitullë.

Në një komunikatë për media të kësaj korporate, thuhet se “ky proces lejon një vlerësim real në dobi të vetë banorëve dhe hapë rrugë krijimit të kushteve për të filluar punën në zgjerimin e mihjeve në këtë zonë dhe për të siguruar thëngjill për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike”.

Shpronësimi i këtyre zonave të shpallura me interes nacional është garantuesi i vetëm për një stabilitet të qëndrueshëm dhe furnizim të Kosovës me energji elektrike, pasi KEK- thuhet se ka hyrë në fazën emergjente dhe është duke operuar më kapacitet të kufizuar.

XS
SM
MD
LG