Ndërlidhjet

Rusi: Një norvegjez mbahet i dyshuar për spiunim


Frode Berg
Frode Berg

Rusia po e mbanë një shtetas norvegjez i dyshuar për spiunim, pasi ai kishte marrë dokumente sekrete nga një person rus, i cili po ashtu, është i arrestuar, ka thënë sot një zyrtare ruse.

Norvegjezi, Frode Berg prej 6 dhjetorit është në mbajtje në Moskë, pas një vendimi gjyqësor, ka raportuar agjencia e lajmeve, Interfax, duke e cituar zëdhënësen e gjykatës, Yekaterina Krasnova.

Norvegjezi Berg është ankuar kundër vendimit, por data e dëgjimit të tij ende nuk është caktuar, ka thënë zëdhënësja Krasnova.

Mediat ruse kanë raportuar, duke cituar burime të paemëruara, që kanë thënë se Berg ishte zënë duke marrë material sekret për marinën ruse, dhe dyshohet se ai planifikonte që këtë material ta dorëzonte tek agjencitë e inteligjencës së Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG