Ndërlidhjet

Putin e Vuçiq takohen në Moskë


Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq (majtas), gjatë takimit të sotëm në Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq (majtas), gjatë takimit të sotëm në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar sot në Moskë më homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Putin dhe Vuçiq kanë qenë të kënaqur pas takimit, duke thënë se bashkëpunimi mes dy vendeve është duke u rritur dhe u pajtuan që marrëdhëniet në mes të dy palëve në të ardhmen mund të arrijnë “në nivelin më të lartë”, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS.

Vuçiq, i cili ka biseduar në gjuhën ruse me Putinin, ka theksuar rritjen e volumit tregtar në mes të dy shteteve.

Ai ka përgëzuar Putinin për vendimin e tij që të garojë përsëri për president të Rusisë.

Duke e përshkruar marrëdhënien ruso-serbe si “partneritet strategjik”, Kremilini ka thënë para takimit se Vuçiq dhe Putin do të diskutojnë marrëdhëniet bilateriale si dhe çështjet rajonale e ndërkomëbtare.

Përmes një deklarate është thënë se planifikohet që të dy palët të nënshkruajnë një varg dokumentesh gjatë vizitës së presidentit Vuçiq në Rusi.

Vuçiq është i përcjellur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, derisa ata e kanë cilësuar vizitën se shumë “të rëndësishme për ne”.

‘Ky është konfirmim i relacioneve tona të mira”, ka thënë Daçiq pasi është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Qëllimi ynë është që të rregullojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka qenë herën e fundit në Moskë gjatë muajit mars, kur ende ishte kryeministër i Serbisë.

Ai është president nga prilli i këtij viti.

Ai e konsideron veten si reformator pro-evropian, derisa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë si aleate të Serbisë.

Në një intervistë të këtij muaji, Vuçiq i ka thënë agjencisë së lajmeve ruse TASS, se Serbia planifikon blerjen e helikopterëve ushtatarakë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Ai po ashtu është cituar të ketë thënë se shteti i tij e përkrah një kurs pro-evropian, mirëpo nuk ka plane të anëtarësimit në NATO.

XS
SM
MD
LG