Ndërlidhjet

OKB: Debatohet për vendimin e Trumpit për Jerusalemin


Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork
Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do ta mbajë nesër një seancë të rrallë të jashtëzakonshme me kërkesë të vendeve arabe dhe myslimane për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, tha se në asamblenë me 193 anëtarë do të votohet për rezolutën me të cilën kërkohet që presidenti Trump ta tërheq vendimin e tij.

Një rezolutë e tillë para dy ditësh është refuzuar me veto të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Mansour tha se shpreson për “mbështetje të gjërë” për këtë rezolutë. Megjithqë votimi për këtë rezolutë nuk është obligues, ai ka peshë politike.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, në rrjetin Twitter ka shkruar se Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë mend ata që votuan kundër asaj që ajo tha se ishte zgjedhje e popullit amerikan për Jerusalemin.

XS
SM
MD
LG