Ndërlidhjet

Peskov tha se është diskutuar për Kosovën, por nuk ka dhënë detaje


Dmitry Peskov

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka dhënë detaje për bisedën e djeshme ndërmjet liderëve të Rusisë dhe Serbisë për situatën në Kosovë.

“Çështja e Kosovës me të vërtetë është disktuar”, tha Peskov dhe ka shtuar se “situata në Kosovë është shqyrtuar gjatë negociatave bilaterale ruso-serbe”.

Këto komente të sotme, zoti Peskov i ka bërë i pyetur nga gazetarët se si ka reaguar Rusia ndaj kërkesës së Serbisë për tu bashkuar në negociatat Serbi – Kosovë, në rast se formati i bisedimeve zgjerohet me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, raporton Interfax nga Moska.

Por, Peskov nuk ka elaboruar më tepër.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar dje në Moskë. Pas takimit zoti Vuçiq tha se ka kërkuar që Rusia të jetë ndërmjetuesese, nëse formati i bisedimeve me Kosovën zgjerohet.

XS
SM
MD
LG