Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BE: Procesi i plotë i Brexitit përfundon më 2020


Një britanik duke protestuar kundër procesit të Brexitit në Londër

Bashkimi Evropian dëshiron që periudha tranzitore për Britaninë e Madhe pas Brexitit të përfundojë deri në vitin 2020.

Kjo datë ka kohë që është diskutuar, mirëpo ky ka qenë konfirmimi i parë se kjo çështje është njëra nga synimet e negociatorëve të BE-së.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka kërkuar që periudha tranzitore të zgjasë rreth dy vite.

Shefi për negociata nga BE-ja, Michael Barnier ka thënë gjatë një konference për media, se afati për vitin 2020 ka qenë i logjikshëm dhe do të mënjanonte komplikimet në periudhën e ardhshme buxhetore 2021-2027.

Udhëzimet disa faqëshe të Barnierit do t’iu bashkohen udhëzimeve të tjera të liderëve evropianë, të cilat janë publikuar gjatë një samiti të javës së kaluar.

Këto udhëzime pritet të jenë bazë për bisedimet e reja rreth periudhës tranzitore që pritet të nisin muajin e ardhshëm.

Ndër të tjera thuhet se marrëveshjet e BE-së me shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare nuk do të zbatohen në Britani të Madhe gjatë kësaj periudhe.

XS
SM
MD
LG