Ndërlidhjet

Nisin sërish kërcënimet për sulme me bomba në Rusi


Një zyrtar policor dhe stafi i sigurimit duke kontrolluar Teatrin Bolshoi, Moskë, foto nga arkivi.
Një zyrtar policor dhe stafi i sigurimit duke kontrolluar Teatrin Bolshoi, Moskë, foto nga arkivi.

Në Rusi kanë filluar të paraqiten përsëri kërcënimet anonime për sulme me bomba.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se mijëra persona janë evakuuar gjatë ditës së sotme nga ndërtesat administrative, shkollat, fakultet, qendrat tregtare, spitalet dhe hotelet në Moskë dhe shumë qytete tjera ruse.

Gjatë muajit shtator nga thirrje të tilla, të cilat më pas kanë rezultuar si mashtrim, janë evakuuar më shumë se 2,3 milionë persona në 190 qytete ruse.

Në asnjërin prej rasteve nuk janë zbulur bombat.

Drejtori i Shërbimit Federal për Siguri, Aleksandr Bortnikov, ka thënë më 5 tetor se katër qytetarë rusë janë identifikuar duke supozuar se ata kanë qenë personat që kanë nisur valën e thirrjeve anonime.

Bortnikov ka thënë po ashtu se katër të dyshuarit kanë jetuar jashtë Rusisë, mirëpo kanë bashkëpunëtorë në Rusi.

Më 12 dhjetor, zëvendës ministri i Brendshëm, Igor Zubov, ka thënë se shumica e thirrjeve kërcënuese vijnë nga Siria.

Ai ka përmendur edhe Turqinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, Kanadën, Kazakistanin dhe Uzbekistanin, si vendet prej nga kanë pranuar thirrje telefonike.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, i ka cilësuar thirrjet si “terrorizëm përmes telefonit”.

XS
SM
MD
LG